09.12.2020 - 18:45
Përfundon ndeshja e fundit e javës së shtatë në Kategorinë Superiore. Kryendeshja e luajtur në Elbasan mes Partizanit dhe Teutës kiishte raste, pati ritëm të kënaqshëm, por nuk dhuroi asnjë gol. Ndikoi disi edhe terreni i rrëshkitshëm dhe era.
Partizani rrëshket në vendin e tretë. Të kuqtë u ndalën dy herë radhazi javën e fundit pas dy fitoreve të thella dhe tashmë janë një pikë larg Kukësit dhe 2 ndaj Vllaznisë. Ndërsa ekipi durrsak është abonuar me barazimet, i pesti radhazi, ku katër janë pa gola.
Më shumë se sa për të shënuar, të dyja skuadrat u përpoqën për të mos pësuar. Ndeshja e radhës do të jetë e vështirë për Partizanin, pasi udhëton në Shkodër, ndërsa Teuta pret Laçin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 7
Dede gjen fitoren e parë, s’falin Vllaznia e Kukësi
Kategoria e Parë, Java 6