MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 7

Dede gjen fitoren e parë, s’falin Vllaznia e Kukësi

09.12.2020 - 15:45

Pas 4 javësh në krye të Tiranës, Nevil Dede gjen fitoren e parë. Bardheblutë rikthehen te suksesi, me fitoren 1-0 në transfertë ndaj Laçit. Goli i fitores u shënua nga Batha në minutën e 38-të.

Ky trepikësh ngjit kampionët në vendin e pestë, por mbeten ende larg kreut, 7 pikë. Megjithatë, shumë e rëndësishme kjo fitore për Tiranën, që tani sheh përpara, teksa në fundjavë do të presë Apoloninë dhe mundësitë janë për 3 pikë të tjera.

Vllaznia nuk mund të quhet surprizë, madje nëse shkodranët kanë humbur ndaj Kukësit, ajo mund të quhet e rastësishme. Kuqeblutë fiton 3-0 ndaj Kastriotit në Kamëz, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës krutane.

Miqtë nga Shkodra i shënuan të 3 golat në pjesën e parë, fillimisht me Dungën, pastaj Dilaver dhe Imeri në limite. Vllaznia mban vendin e parë me 16 pikë, 2 para Kukësit të vendit të dytë.

Po 3-0 fiton edhe Kukësi në Ballsh ndaj Bylisit. Verilindorët marrin fitoren e katërt radhazi, duke lënë pas nisjen e keqe. Eze në fillimin e pjesës së parë, Ibrahimi në fundin e këtij fraksioni dhe Limaj në fundin e së dytës janë autorët e golave.

Apolonia merr fitoren e parë në këtë edicion të Superligës, 1-0 në shtëpi ndaj Skënderbeut. Golin e vetëm të takimit e shënoi Gjata me penallti në 78’. Ekipi fierak i ikën fundit të renditjes, duke barazuar pikërisht skuadrën korçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN