MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 6

Burreli thyen Korabin dhe i merr kreun, humb Lushnja

09.12.2020 - 15:25

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Në Grupin A, spikat fitorja 3-0 e Burrelit në shtëpi ndaj Korabit, duke i marrë kreun skuadrës dibrane. Toma ishte autor i 3 golave për matjanët.

Besëlidhja rikthehet te suksesi në shtëpi, duke mposhtur 1-0 Erzenin, ndërsa po me këtë rezultat përfundon edhe Vora-Oriku. Nesër luhet derbi Partizani B-Dinamo, ndërsa Veleçiku ishte pushim kësaj jave.

GRUPI A

BESËLIDHJA-ERZENI 1-0

Hajdari 62′

BURRELI-KORABI 3-0

Toma 5′, 41′, 51′

VORA-ORIKU 1-0

Gjinollari 14′

Në Grupin B, Lushnja sërish nuk del te fitorja, duke humbur në shtëpi ndaj Pogradecit. Liqenorët marrin fitoren e dytë në kampionat, e dyta radhazi. Tomori humb mundësinë në fund për të marrë maksimumin, ndërsa Elbasani-Flamurtari do të luhet nesër. Besa është pushim.

GRUPI B

TOMORI-TURBINA 1-1

Canka 75’ / Zaimi 89’

LUSHNJA-POGRADECI 0-3

Dragoj 45′, Liçkollari 46′, Topllari 90’