Shkencëtarët kanë listuar 36 lëndët ushqyese të “jetëgjatësisë”, që gjendem kudo, nga mishi i kuq deri te pastat – që mund të shtojnë vite jetë.
Konsumimi i dhjetëra vitaminave dhe mineraleve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Më poshtë gjeni të listuar disa nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për shëndetin dhe ushqimet e pasura në to.
Vitamina A
Ofron mbrojtje kundër: Verbimit, disa lloje kanceri, aknet dhe osteoporza
Gjendet: Të brendshmet e viçit, vaji i peshkut, qumështi, vezët, perimet në ngjyrë portokalli, si karota dhe patatet e ëmbla.
Vitamina B1 (Thiamine)
Ofron mbrojtje kundër: Problemeve me sistemin nervor, muskujt dhe zemrën.
Gjendet: Bifteku, frutat e thata, bollguri, portokalli, vezët, farat e lirit dhe bishtajoret.
Vitamina B2 (Riboflavin)
Ofron mbrojtje kundër: Kataraktit, sëmundjes së zemrës dhe migrenës.
Gjendet: Mishi i kuq, bajamet, produktet e bulmetit, vezët, peshku dhe perimet e gjelbra, si kale dhe spinaqi.
Vitamina B6
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe alcajmerit.
Gjendet: Mishi i peshkut, viçit, pulës, buka, vezët dhe perimet.
Vitamina B12
Ofron mbrojtje kundër: Anemisë
Gjendet: Produktet shtazore, si mishi i viçit, pulës, peshkut, vezët dhe produktet e bulmetit, si dhe drithërat e fortifikuar.
Biotina
Ofron mbrojtje kundër: Sklerozës së shumëfishtë
Gjendet: E verdha e vezës, bajamet, lulelakra, djathi, kërpudhat, patatet e ëmbla dhe spinaqi.
Vitamina C
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, osteoporoza, anemia
Gjendet: Te të gjitha frutat dhe perimet, sidomos brokoli, lakrat e Brukselit dhe lulelakra.
Kholine
Ofron mbrojtje kundër: Problemeve me mëlçinë, trurin, muskujt dhe sistemin nervor.
Gjendet: Mëlçitë e viçit, salmoni, qiqrat, vezët dhe mishi i gjelit të detit.
Vitamina E
Ofron mbrojtje kundër: Problemet me lëkurën, zemrën dhe sytë.
Gjendet: Vajrat bimorë, frutat e thata, farat e lirit dhe perimet e gjelbërta.
Acidi folik
Ofron mbrojtje kundër: Një gjendje shëndetësore e quajtur në gjuhën mjekësore “Spina bifida” te të sapolindurit nëse merret në fillim të shtatzënisë; disa lloje kanceri dhe anemisë.
Gjendet: Te perimet me gjethe jeshile, qitrot, fasulet, dhe drithërat e fortifikuar.
Niacina
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, dëmtimit nervor dhe artritit.
Gjendet: Mëlçitë e viçit, mishi i pulës, i gjelit të detit, peshkut,
Vitamina B5 (Pantothenate)
Ofron mbrojtje kundër: Çrregullimeve ADHD, artritit, alergjive, rënies së flokëve, astmës dhe kolitit.
Gjendet: Kërpudhat, peshku, avokado, vezët, mishi i pulës, bifteku, mishi i gjelit të detit dhe farat e lulediellit.
Kalciumi
Ofron mbrojtje kundër: Dëmtimit të kockave, disa lloje kanceri dhe diabeti.
Gjendet: Produktet e bulmetit, perimet me gjethe jeshile, produktet e sojës, mishi i peshkut.
Khloride
Ofron mbrojtje kundër: Niveleve të rrezikshme të tensionit të gjakut dhe sinjalizimit të dobët nervor.
Gjendet: Kripa, algat e detit, domatet, sallata jeshile, selinoja dhe ullinjtë.
Jodi
Ofron mbrojtje kundër: Dëmtimit të kockave dhe disfunksionit imunitar.
Gjendet: Algat e detit, produktet e bulmetit, karkalecat, peshku tuna, vezët dhe kumbullat.
Hekuri
Ofron mbrojtje kundër: Nivelet e ulëta të oksigjenit në trup.
Gjendet: Mishi i kuq, gocat e detit, spinaqi, mëlçia e viçit, thjerrëzat, farat e kungullit, kuinoa dhe mishi i gjelit të detit.
Fosfori
Ofron mbrojtje kundër: Artritit, osteoporozës dhe rënies së aftësisë njohëse.
Gjendet: Qumështi, mishi, fasulet, thjerrëzat dhe frutat e thata.
Kaliumi
Ofron mbrojtje kundër: Goditjes në tru, osteoporozës dhe gurëve në veshka.
Gjendet: Kungulli, patatet e ëmbla dhe kosi.
Sulfur
Ofron mbrojtje kundër: Infeksioneve bakteriale dhe akneve.
Gjendet: Produktet e detit, vezët, mëlçia e viçit, frutat e thata dhe bulmeti.
Zinku
Ofron mbrojtje kundër: Hemorragjisë, disfunksionit imunitar dhe problemeve me tiroiden.
Gjendet: Produktet e detit, mishi i viçit, i pulës, vezët, fasulet, thjerrëzat dhe farat e lirit.
Vitamina K
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, osteoporoza dhe rënies së aftësisë njohëse.
Gjendet: Majdanozi, spinaqi, rrushi dhe vezët.
Seleni
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, alcajmerit, goditja në tru dhe disa lloje kanceri.
Gjendet: Frutat e thata, farat e lulediellit, mishi i pulës, vezët dhe sardelet.
Vitamina D
Ofron mbrojtje kundër: Rakit (njohur si osteomalacia te të rriturit), disa lloje kanceri, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe rënies së aftësisë njohëse.
Gjendet: Peshku i yndyrshëm, si salmoni, sardelet dhe skumbri.
Acidet yndyrore omega 3
Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, alcajmerit, parkinsonit, çrregullimeve bipolare dhe depresionin.
Gjendet: Peshku i yndyrshëm
Magnezi
Ofron mbrojtje kundër: Kanceri, sidomos kundër kancerit të mushkërisë; sëmundjeve të zemrës dhe goditjen në tru.
Gjendet: Frutat, perimet, drithërat, farat e lirit dhe frutat e thata.
Karoteinoidet
Karotenoidet janë antioksidues të prodhuar nga bimët.
- Luteina
- Zeaksantina
- Likopene
- Alfa dhe beta karotene
- Beta cryptoxanthin
Ofrojnë mbrojtje kundër: Verbimit, rënies së aftësisë njohëse, sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceri, tensionit të lartë të gjakut, humbjes së dëgjimit, inflamacionit dhe dëmtimit të sistemit nervor
Gjendet: Frutat dhe perimet