MENU
klinika

Boksieri shqiptar: Turp!

Marku ndalet për herë të parë, gjykim skandaloz

12.12.2020 - 20:53

Për herë të parë në karrierën si boksier profesionist, Florian Marku nuk arrin të marrë fitore. Ai boksoi kundër Jamie Stewart në mbrëmjen e sotme në Londër. Dueli i Markut ishte si “nxehje” për eventin e madh ndërmjet Joshua dhe Pulev.

Marku dueloi ndeshjen më të vështirë të karrierës së tij deri më tani. Shqiponja kuqezi merr barazimin e parë në karrierë. U mendua se do të ishte më e lehtë për Markun, por nuk ndodhi kështu dhe dueli deri në fund ishte i hapur.

Florian Marku nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin e gjyqtarëve në ndeshjen kundër Jamie Stewart. Ai u shfaq mjaft i nervozuar me gjyqtarët pas sfidës:

“A kanë parë boks këta gjyqtarë? Këta gjyqtarë janë për tallje! Nuk e di nëse kanë parë boks këta lojtarë. Kjo ndeshje më shkatërron karrierën. E dini se çfarë do të thotë ky barazim për mua. Po më shkatërroni karrierën. Kam dominuar totalisht. Kam dhënë goditje të pastra, isha para në raunde. Ishte një vendim i turpshëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marku, thirrje promotorit Eddie Hearn

Kampioni shqiptar kërkon një duel të madh