MENU
klinika

Propozimi i Ramës

Për ata që mbetën pa punë nga mbyllja e basteve…

18.10.2018 - 12:22

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament lidhur me bastet sportive u ndal edhe te ata persona që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve sportive.

Vendet e punës, po nuk do të jetë e lehtë për ata që janë të punësuar, por do jetë i mundur të përshtaten në një vend pune. 5% tatim fitim deri në 140 mln leke xhiro, është një masë që do të hyjë ne fuqi nga ky parlament. Sot një taksë fitimi 5 % është një nxitje e fortë për këdo që do të hapë një biznes dhe të vetëpunësohet. Të mendojnë transformimin e biznesit të tyre me taksën vetëm 5%” -u shpreh kryeministri ndërsa prezantoi nismën e qeverisë.

Në vijim kryeministri u ndal në faktorët socialë që cuan në mbylljen e basteve sportive, ku përmendi rezultatet e Universitetit të Tiranës.

edi-rama-konica.al
edi-rama-konica.al

Universiteti i Tiranës në 2016 kur ishim në kulmin e debatit ka bërë një studim dhe gjetjet janë rrënqethëse sic janë rrënqethëse rezultatet e një analize të bërë. Kemi patur edhe ne dështmin tonë kur nuk arritëm dot ti japim fund kazinove por arritëm vetëm të shtyjmë afatet. Por jo të gjitha të këqija vijnë për keq, tani një rrugë e dy punë me kazinotë edhe bastet. Ata që kanë ngritur llumin e shpifjes, si ajo e monopolit online, le ta mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Dimë më tepër se kaq, për të kundështuar këtë mase, që janë të lidhur drejtpërdrejte, me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut në Tiranë. 

Ata që përbëjnë këtë grup viktimash të kësaj sëmundje në 73% të tyre pranojnë përjetimin e një stresi dhe problemeve nervore. Si rrjedhojë e këtij stresi 1 në 4 lojtarë pranojnë se iu ka shkuar në mend të vrasin veten. Është studim i UT dhe që përkojnë me të dhëna të tjera, në vende ku më pas janë marrë vendime drastike për të shkuar deri në mbyllje” vijoi Rama.

rama konica.al
rama konica.al

Efektet në familje shkojnë deri në konflikte të rënda, që përfundojnë me divorce pas instalimit të dhunës në familje 43% e pranojnë që pasi kanë hyrë në këtë rrugë kanë raport të deformuar me familjen dhe jetojnë duke premtuar se është hera e fundit, dhe e gdhijnë me fshehjen e radhës të skedinave. Vendimi nuk është një vendim unik dhe nuk vjen si rrufe në qiell vetëm në Shqipëri, Franca ka formuar një entitet shtetëror mbi bastet on line, dhe edhe për këtë arsye ne do ta nisim nga studimi

Në vijim Rama u ndal edhe të bastet online, për të cilën u shpreh se edhe nëse më vonë ky parlament do të vendosë të hapë një rrugë për on line, duhet të kesh kartë identiteti bankare, dhe nuk mund të bësh evazion,

“Por kjo është temë që nuk është e aktualitetit.” – U shpreh Rama ndërsa apeloi kryeparlamentarin Ruci dhe deputetët socialistë të përshpejtojmë procedurën që sa më shpejt të mbyllet ky film dhe t’i jepet mundësia atyre që kanë pikat e basteve të përshtaten.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci