MENU
klinika

Mirupafshim Max!

Demi Lovato harron përfundimisht ish të fejuarin

22.12.2020 - 10:20

Demi Lovato prej disa muajsh është beqare dhe duket se po e shijon në maksimum këtë moment. Së fundmi këngëtarja ka treguar për gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale se cila është gjëja më e bukur e të qenurit beqare.

“Pjesa më e mirë e të qenurit beqare është se e di që lumturia nuk më vjen nga askush tjetër përveç vetes sime”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Demi duket se është gati dhe për një ndryshim rrënjësor në jetën e saj, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe me “look”-un. Këngëtarja i ka prerë flokët shumë shkurt dhe është bërë bjonde. Sa herë që vajzat i japin fund një lidhjeje vendosin të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre dhe prandaj kjo duhet të ketë qenë edhe njëra nga arsyet që e shtyu këngëtaren drejt këtij veprimi.

Në muajin korrik Demi ishte në qendër të vëmendjes mediatie për shkak të fejesës së papritur me Max Ehrich. Po aq papritur ata të dy i dhanë dhe fund romancës së tyre në muajin shtator. Ishte vetë Demi që e dha publikisht këtë lajm, ndërkohë që Max nuk preferoi ta pranonte në fillim, duke u shprehur se ndarjen e kishte mësuar nga mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendime të papritura pas karantinës

Demi Lovato i jep fund beqarisë!