MENU
klinika

Futbollisti turk në telashe

Turan akuzohet edhe për grushtin e shtetit

18.10.2018 - 16:55

Sikur të mos mjaftonte gjoba ekzemplare nga klubi, telashe të tjera për Arda Turan, ish-futbollistin e Barcelonës. Prokuroria e Stambollit ka urdhëruar një hetim për Arda Turan në lidhe me grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016.

Futbollisti ka përfunduar në shënjestrën e drejtësisë turke, pasi dyshohet se ka lidhje me grupin islamik të Fethullah Gylen. Ky i fundit është akuzuar direkt për organizimin e grushtit të shtetit.

Për të njëjtat dyshime është hapur një hetim edhe për lojtarin tjetër të Basaksehir, Emre Belozoglu, ish-lojtarin Okan Buruk dhe ish-trajnerin e Bursaspor, Bulent Korkmaz.

arda turan
arda turan

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Hürriyet”, Prokuroria dyshon se të këta persona i kanë afruar ndihmë organizatës së Fethullah Gylen, që pas grushtit të shtetit të vitit 2016 konsiderohet organizatë terroriste nga qeveria turke.

Akuza të rënda për Arda Turan në një moment shumë delikat për të. Turan rrezikon 12.5 vite burg pasi sulmoi këngëtarin Berkay gjatë një sherri në Stamboll, por nëse vërtetohen edhe akuzat e fundit, atëherë për të gjithçka ka përfunduar. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN