MENU
klinika

4 vakancat

Ngërç politik në KQZ/ Institucioni nuk funksionon

18.10.2018 - 16:41

Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve(KQZ), janë krijuar 4 vakanca për të cilat ende nuk është zëvendësuar asnjë anëtar.

Që prej 11 tetorit KQZ, mësohet të jetë futur në ngërç më së shumti plitik duke qenë se janë pikërisht ndërhyrjet politike ne formulën e kompozimit të cilat e vënë në vështirësi zgjedhjen, duke e lënë në dorë sërish të vullnetit politik.

Ndonëse plotësimi i vendeve duhet të kishte nsur në një nga letrat e KQZ-së, shprehet shqetësim për mosfunksionimin e institucionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është në pamundësi funksionimi dhe në ngërç poltik, për shkak të përfundimit të mandatit të 4 anëtarëve, ndonëse mbeten dhe vetëm 8 muaj larg zgjedhjeve vendore.

kqz-konica.al
kqz-konica.al

Klement Zguri, kryetar i KQZ-së, këtë shqetësim ia ka shprehur zyrtarisht kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në letrën e cila ban datën 15 tetor 2018, shkruhet: 

“Duke qenë se në detyrë tashmë jan vetëm 3 anëtarë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pa kuorumin e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjeve dhe veprimtarinë normale të tij”.

Në bazë të ligjit Komisioni i Ligjeve në 11 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte nisur procedurën për zëvendësimin e anëtarëve.

Formula e kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e miratuar me konsensus në vitin 2012 ka dështuar për shkak të ndërhyrjeve ekstraligjore të politikës në këtë institucion, dhe kjo mund të zgjidhet sërish vetëm me konsensus politik.

Në 15 tetor kur KQZ i shprehte Kuvendit shqetësimin e mosfuksionimit, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nëpërmjet këtij emaili që Ora News e ka siguruar i bën thirrje grupeve parlamentare të dërgojnë propozimet për kandidatë.

E njëjta thirrje u përsërit edhe në seancën parlamentare të së enjtes:

gramoz ruci kqz-konica.al
gramoz ruci kqz-konica.al

“U bëj thirrje publike kryetarëve të grupeve parlamentare të bëjnë propozimet pa vonesë me qëllim fillimin e procedurave parlamentare për plotësimin e katër vendeve vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.”

Cilët janë grupet parlamentare që duhet të propozojnë kandidat? Cështja është e komplikuar e kjo nuk sqarohet dhe në thirrjen e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi.

Nëqoftëse respektohet kodi zgjedhor fjalë për fjalë, Partia Demokratike në këtë institucion rrezikon të mbetet vetëm me një anëtar plus kryetarin Klement Zguri, ndërsa Partia Socialiste merr shumicën e anëtarëve.

Nëqoftëse i referohesh ligjit në germë, gjë që vitet e fundit kjo është shmangur, pasi në të gjitha zgjedhjet që parlamenti ka bërë vitet e fundit, për këtë institucion ka respektuar parimin e balancës së forcave politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë rast nëse respektohet ky parim, Lëvizja Socialisite për Integrim, goditet në këtë institucion duke mbetur pa asnjë përfaqësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN