MENU
klinika

Të kontrolluar nga forca e mendjes!

Një kuadriplegjik ushqehet duke përdorur krahë robotikë

03.01.2021 - 10:31

Robert ‘Buz’ Chmielewski ka lëvizje minimale në gjymtyrë për shkak të një aksidenti, por falë elektrodave në trurin e tij, Chimielewski mund të kontrollojë dy krahë robotikë për t’u ushqyer përsëri. Hulumtimi po kryhet me Universiteti i Mjekësisë “Johns Hopkins”, i cili ndau një video të Chimielewskit duke ngrënë një ëmbëlsirë Twinkie.

Elektrodat e lejojnë atë të manipulojë dy krahët për të kryer detyra të ndryshme. Kjo përfshinte mbajtjen e tortës në pjatë me njërin “krah”, ndërsa krahu tjetër preu ëmbëlsirën me thikë. Dhe pastaj krahu tjetër lejoi Chmielewskin të ushqehej.

“Është shumë bukur. Do të doja që të isha në gjendje të bëja më shumë”, tha Chmielewski. Kur Chmielewski ishte 16 vjeç ai u përfshi në një aksident surfi në Maryland që e la të paralizuar nga shpatullat e poshtë, me lëvizje minimale në kyçet dhe shpatullat.

Në moshën 49-vjeçare, ai doli vullnetar për programin kërkimor me “Johns Hopkins”. Kur iu nënshtrua procedurës në 2019, qëllimi ishte të përmirësonte ndjesinë në dorën e tij si edhe të arrinte të operonte krahët protezë robotikë.

Tre elektroda lidhen me krahët e majtë dhe të djathtë të Chmielewskit dhe të tjerët janë të lidhur me zonat e trurit që sjellin reagimet shqisore nga gishtat protezë.

David Handelman, njëri nga shkencëtarët që merr pjesë në projekt, tha se “qëllimi përfundimtar është t’i bëjmë të lehta aktivitete të tilla si të ngrënit”. “Roboti mund të bëjë një pjesë të punës dhe të lërë përdoruesin që të jetë përgjegjës për detajet: cilin ushqim të hajë, ku ta presë ushqimin, sa e madhe duhet të jetë copa e prerë.

Duke kombinuar sinjalet e ndërfaqes tru-kompjuter me robotikën dhe inteligjencën artificiale, ne lejojmë që njeriu të përqendrohet në pjesët e detyrës që kanë më shumë rëndësi”, tha Handelman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”