Pas performancës së sopranos shqiptare Ermonela Jaho, në Barcelonë, revista spanjolle “Opera Actual” i ka dedikuar një shkrim.
“Këngëtarja shqiptare është një nga këngëtaret lirike, më të njohura në botë. Jo vetëm me zë të bukur lirik dhe mjeshtëri teknike absolute, por është një nga këngëtaret-aktoret më emocionuese të ditëve të sotme, siç ishte Maria Callas në kohën e saj.
Sipas mendimit tim, versionet e Ermonela Jaho që ajo ofron për heroinat e brishta të tipit Violetta ose Cio-Cio San e tejkalojnë Maria Callas në aftësinë e saj për të lëvizur nga intensiteti i së vërtetës që ajo arrin të vendos në to.
“Në jetën e përditshme, keni tendencë të mbroheni nga brishtësia, sepse po mos ta bëni këtë, do të ishte shumë e dhimbshme. Por, në skenë, jeni plotësisht i pambrojtur. Realiteti dhe dobësia, janë të dukshme për të gjithë. Muzika, mëson t’i kanalizoni dhe të shfaqet vetja e vërtetë, çfarëdo roli që po luani. Është e mundur që njerëzit e Mesdheut dhe Ballkanit, të ndjejnë më shumë se ata të vendeve të tjera këtë intensitet pasionant, por në çdo rast, nuk e tregoj atë në jetën reale, pasi jam mjaft i ndrojtur. Por, kur bëhet fjalë për muzikë, i gjithë ky pasion manifestohet përmes personazheve që mishëroj” – shprehet, Jaho.
Në fund të dhjetorit, ajo interpretoi Violetën, nga “La Traviata”, në Liceun e Barcelonës.
Kur Jaho performoi në Londër, në vitin 2019, interpretimi i saj, veçanërisht në aktin e fundit, ishte aq tronditëse sa të dha përshtypjen se po dëshmonte vdekjen e një personi të vërtetë, jo një trillim skenik. I gjithë publiku u mahnit nga intrpretimi saj” – citohet në shkrimin e gjatë, që revista spanjolle ia kushtoi sopranos shqiptare.