MENU
klinika

"Exil" & "Quo vadis, Aida"

“Golden Globe” 2021: Kosova bën historinë

05.01.2021 - 13:50

          Me regji nga Jasmila Zbanic, filmi “Quo vadis, Aida” do të prezantohet në edicionin i sivjetëm në “Golden Globes”.

Me regjisoren e njohur për suksesin në kinema, në këtë film, në edicionin e këtij viti, interpreton edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj.

Filmi bazohet mbi një ngjarje të vërtetë: një përkthyese, e cila ka shërbyer në atë periudhë, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zbanic, që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, kur në vitin 2006, fitoi “Ariun e Artë” në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.

Aktori shqiptar, Alban Ukaj, që luan në këtë film, ka rolin e përkthyesit, Tarik.

Edicioni i 78-të, “Golden Globes”, do të jetë historik për Kosovën, që prezentohet me filmin “Exil”, nga Visar Morina.

“Exil” i zhvillon ngjarjet mbi tregimin e Xhaferit, një inxhinier kimist me origjinë nga Kosova, i cili, ndihet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizën e identitetit.

Në film, luajnë një kastë brilante e aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj.

“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.