Pas largimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas sherrit në kabinet me ministrin e Mbrojtjes Kamenos, mediat greke shkruajnë lidhur me një abuzim në përdorimin e të ashtuquajturit fondi sekret i ministrisë së Jashtme të shtetit fqinj.
Një debat te madh politik kane shkaktuar fondet sekretet te ministrisë së Jashtme, të cilën opozita e ka lidhur me dorëzimin e papritur te postit nga ana e Nikos Kotzias, shkruajne mediat greke.
Mediat greke, i referohet nje dosjeje te hapur me daten 10 tetor, e cila thuhet se permbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh, shume e shpenzuar per financime dhe ndihma te dhena per media ne Shqiperi dhe ne Maqedoni.
“Kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse. Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë”- shkruajne mediat greke.