MENU
klinika

Për këtë arsye!

Fatma po kalon ditë të vështira me Noah

07.01.2021 - 14:01

Edhe pak dhe Noah i vogël bën 1 vjeç. Rreth 11 muaj më parë prezantuesja më IN e ekraneve shqiptare Fatma Methasani dhe shefi më i njohur Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë.

Gjatë këtyre muajve ata na kanë treguar se të dy po e shijojnë shumë këtë ndryshim që i vogli ka sjellë në jetën e tyre, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të birin. Padyshim që jeta e tyre ka ndryshuar totalisht dhe këtë na e ka risjellë në vëmendje edhe një herë Fatma ditën e sotme.

Mirëpo, prindërimi ka edhe momente të vështira dhe një të tillë po kalojnë edhe Alfio me Fatmën ditët e fundit. Të gjithë jemi të vetdijshëm se s’ka gjë më të dhimbshme për prindërit se kur sëmurën fëmijët.

E sidomos kur bëhet fjalë për prindër të rinj.

Moderatorja ka ndarë disa minuta më parë një foto me Noah, duke shkruar se i vogli ka qenë me temperaturë dhe po kalon një virozë.

“It’s a mom’s world!”-ka shkruar Fatma dhe ne jemi shumë dakord me këtë gjë.

Ndërkohë, shumë shpejt do të kemi një libër me receta gatimi për fëmijë nga çifti. Sigurisht që recetat i ka në dorë shef Alfio, ndërsa Fatma do të kujdeset për çdo detaj tjetër të rëndësishëm.

Në ditëlindjen e saj të 26, Fatma mori edhe propozimin e shumëpritur për martesë nga Alfio. Në një ambient të jashtëm të mbushur me petale trëndafili dhe me një tortë gjigante, Alfio e ka pyetur Fatmën: “A do të martohesh me mua?”.

Ajo i është përgjigjur “Po” para të gjithë të pranishëmve në festë, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të përgatiten për dasmën e çiftit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN