Pamjet që do të mbeten në histori. Situata del jashtë kontrollit, duke lëkundur demokracinë në vendin ku më shumë se kudo gjetkë, predikohen të drejtat e liritë themelore të njeriut./Konica.al
Shtetet e Bashkuara nën sulmin e djeshëm në Capitol Hill, zemra e demokracisë Amerikane. Qindra mbështetës të Trump-it, hynë në ndërtesën e Kongresit në Uashington DC.
Prej disa orësh, ata ishin mbledhur jashtë ndërtesës Capitol Hill, të vendosur për të parandaluar hapin e fundit zyrtar që do të kishte shenjtëruar përfundimisht, fundin e presidencës së Donald Trump-it.
Disa prej aktivistëve të zjarrtë të Trump-it, arritën të hynin në ndërtesë: shumë prej tyre deri në ambientet ku takohen Dhoma dhe Senati.
Seanca u pezullua dhe deputetët e boshatisën sallën, ndërsa revolta pushtoi zyrat e korridoret: partizanët e Trump-it pushtuan Capitol Hill-in, për rreth tri orë.
Sipas medieve amerikane, përplasjet me forcat e sigurisë lanë katër viktima dhe dhjetë të plagosur. Përveç kësaj, deri më tani ka pasur jo më pak se pesëdhjetë arrestime.
Fotografitë që janë përzgjedhur, janë ato më kuptimplota të një dite që Amerika, nuk do ta harrojë ( Alex Edelman / Afp; Win McNamee / Getty Images / Afp; Saul Loeb / Afp; Ap / Jose Luis Magana; Roberto Schmidt / dpa)/Konica.al