Këtë të mërkurë një pjesë e madhe e vendeve në Evropë kanë ndryshuar masat kufizuese në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mes frikës për përhapjen e variantit të ri të Covid, qeveri të ndryshme në të gjithë Evropën kanë vendosur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Fillimi i vaksinimit nuk pritet që të ndryshojë situatën dhe për një periudhë deri në dy apo tre muajt e ardhshëm ndërsa OBSH ka paralajmëruar se imuniteti kolektiv nuk do të arrihet këtë vit .
Italia sot ka paralajmëruar se do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të prillit.
Gjermania ka paralajmëruar që për shkak të situatës, masat kufizuese ndaj Covid mund të zgjasin deri në shkurt, ministri i Shëndetësisë Jens Spann, ndër të tjera ka theksuar nevojën për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve për të shmangur tendosje më ngjitëse varianti i virusit që gjendet në Britani. Ndërkohë kabineti gjerman ka miratuar kontrolle më të rrepta të hyrjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që vijnë nga vendet me shumë raste ose ku virusi më ngjitës po qarkullon t’i nënshtrohen një testi koronavirus .
Holanda ka vendosur të zgjasë masat kufizuese të Covid, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, me të paktën tre javë deri në 9 Shkurt.
Në Francë , Presidenti Emanuel Macron u takua me ministra të rangut të lartë për të diskutuar masat e reja të mundshme, ku pritet që ora policore të vendoset në orën 18:00 nga 20:00 që ishte deri më tani.
Në Zvicër , zyrtarët në Bern anuluan zbritjen e Kupës Botërore Lauberhorn nga frika se lloji i mutuar i virusit i cili hyri në vend nga një turist britanik, mund të përhapet më shumë. Ndër të tjera pritet që të zgjaten deri në fund të shkurtit masat kufizuese, duke përfshirë mbylljen e të gjitha restoranteve, vendeve kulturore dhe qendrave të kohës së lirë.
Në Danimarkë , Kryeministri Mete Frederiksen tha sot se vendi do të zgjasë masat e bllokimit , dhe pritet që parlamenti të mbyllet me një muaj.
Polonia duket se deri më tani është vendi më optimist në Evropë dhe bën me dije se brenda dy ose tre javësh pritet që të reduktohen një pjesë e masave kufizuese. Ndërkohë në vendin tonë vijojnë të jete në fuqi ora policore, e cila e bllokon lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.