“Vuajtja që po kalojnë qytetarët kërkon një perspektivë të qartë dhe një qeveri që ka një shumicë më të madhe dhe më të sigurt”.
Kështu është shprehur kryeministri në largim i Italisë Giuseppe Conte, në një postim në Facebook.
“Është koha që zërat që kanë Republikën në zemër të dalin në Parlament. Dorëheqja ime është në shërbim të kësaj mundësie: formimi i një qeverie të re të shpëtimit kombëtar “, e cila ka një frymë pro-evropiane.
Kryeministri u bëri thirrje të gjitha palëve, duke përfshirë Italia Viva, për fillimin e një rruge te re dhe një qeverie me unitet kombëtar e pro-evropiane.
Giuseppe Conte ia dorëzoi dorëheqjen e tij Presidentit Sergio Matterella të martën paradite pas një takimi kabineti në të cilin ai informoi edhe ministrat për qëllimet e tij.
Conte dhe Matterella patën një bisedë të shkurtër pas të cilës presidenti e pranoi dorëheqjen e tij dhe i kërkoi qeverisë, si zakonisht, të qëndronte në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale. Konsultimet do të fillojnë nga e mërkura pasdite.