28.01.2021 - 08:29
Një person i identifikuar si Hekuran Gjoka 53 vjeç është gjetur pa shenja jete në Sarandë. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Viktima është banor i fshatit Vane në Delvinë dhe nga këqyrja e trupit rezulton që nuk ka shenjë dhune.
Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të qytetit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tuneli në Gjuraj
Bulqizë/ Gjendet i vdekur në tunel një person
Festë me fund tragjik
Gjendet i vdekur skenaristi në festën e George Clooney
Dyshimet e para