MENU
klinika

Çfarë deklaronte i dënuari me shokët e tij në qeli?

Detaje nga vetëvrasja në Peqin

28.01.2021 - 11:40

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në burgun e Peqinit, ku një i dënuar kreu aktin e vetëvrasjes.

BalkanWeb mëson se Gjergj Selimi nuk kishte shfaqur në asnjë rast shenja depresioni dhe se nuk kishte pasur probleme shëndetësore.

Të njëjtat burime theksojnë se në bisedat me të dënuar kohët e fundit kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit. Gjithashtu afrimin e fundit të dëmit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë.

Selimi kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarje e rëndë në burgun e Peqinit

I dënuari i jep fund jetës në qeli


Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan