Më i suksesshmi në platformën Netflix, sikur bëjnë me dije vetë autorët, është seriali “Bridgerton” – drama që i vendos ngjarjet në Britaninë e fillimit të viteve 1800.
Përmes një deklarate nga ana e kompanisë, theksohet se seriali është ndjekur nga plot 82 milionë të abonuar, vetëm në 28 ditët e para të publikimit.
Kompania tha gjithashtu, se seriali përbënte 10 për qind të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i ndjekur në 83 shtete, mes tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Francë, Indi dhe Afrikën e Jugut.
Drama e bazuar mbi romanet nga Julia Quinn, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit, në fund të vitit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës xhorxhiane, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV.
Skenat erotike dhe kostumet e periudhës që i përkasin ngjarjet, kanë bërë që seriali të tërheqë vëmendje të madhe…