MENU
klinika

“Gëzuar 40-vjetorin...”

Jessica Biel uron Justin Timberlake për ditëlindjen

01.02.2021 - 11:22

Me disa foto ku Justin Timberlake duket mjaft i qeshur në ditëlindjen e tij të 40-të, partnerja e tij, Jessica Biel ka zgjedhur ta urojë publikisht duke mos i kursyer fjalët e ëmbla.
“Nuk ka njeri tjetër me të cilin kënaqem më shumë, qesh më shumë, për të cilin ndjej më shumë dhe kam më shumë histori.

Të uroj vitin më kreativ dhe më të përmbushur. Gëzuar 40-vjetorin dashuria ime”, ka shkruar Jessica krah fotove të bashkëshortit. Sakaq ndjekësit kanë nxituar të lënë një sërë komentesh duke e uruar çiftin për këtë moment special.

Kujtojmë se Justin dhe Jessica janë prindër të dy fëmijëve, djalit Silas të ardhur në jetë në muajin prill të 2015 dhe Phileas i cili iu shtua familjes vetëm pak javë më parë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajmi i lindjes së fëmijës u mbajt i fshehtë

Justin baba për herë të dytë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës