MENU
klinika

Britanikët duhet të vendosin

Makron ka të drejtë/ Duhet urgjentisht një marrëveshje…

21.10.2018 - 16:39

Në Mbretërinë e Bashkuar, Emmanuel Macron dëshiron që britanikët të marrin përgjegjësinë për rrëmujën që kanë krijuar në Mbretërinë e  Bashkuar. Presidenti francez foli për Bashkimin Evropian si një tërësi kur ai kërkoi që Mbretëria e Bashkuar të gjejë një zgjidhje për bllokimin e bisedimeve të  Brexit.

Kur vjen puna te Brexit, Macron ka qenë gjithmonë i vendosur. “Ata që pretendojnë se është e lehtë të jesh jashtë Bashkimit Evropian janë gënjeshtarë”, deklaroi ai në shtator në samitin e Salzburgut. Presidenti francez, i sulmuar rregullisht nga politikanët dhe ekspertët e Britanisë së Madhe për guximin me të cilin kritikon Brexit, rrallë flet për këtë temë .

Në hapjen e samitit në Bruksel, të mërkurën, Macron tha se donte të dërgonte një “mesazh urgjence”. “Është bërë progres, por nuk jemi ende aty ku duhet. Ne duhet të vendosim tani, “tha ai, duke shtuar se shpresonte që Tereza Maj do të  bënte çfarë ishte  e mundur për të zhbllokuar bisedimet.

Në një konferencë shtypi para pak ditësh, Macron bëri të qartë se BE-ja kishte bërë maksimumin për të gjetur një marrëveshje dhe do të vazhdonte ta bënte këtë, por kjo thellë-thellë, i përkiste në Mbretërisë së Bashkuar, pra gjetja e një zgjidhje.

“BE e ka treguar tashmë efikasitetin dhe fleksibilitetin,” tha Macron në këshillin e Evropës. “Ne nuk duam një marrëveshje që nuk e dëmton integritetin e tregut të vetëm, ose katër liritë, apo Irlandën.”

Për sa i përket Macron, ai u tregua disi më i sjellshëm sesa udhëheqësit e tjerë, siç ishte presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, i cili deklaroi se Britania e Madhe “nuk e di se çfarë dëshiron”. Frustrimi kolektiv i BE-së është i qartë , nuk është vetëm Macron që e shikon si nevojë urgjente zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Jo të gjithë në Francë e mbështesin  Macron, por shumica e njerëzve francezë bien dakord me qëndrimin e tij për sa i përket Brexit. Gjithsesi, pajtohen apo jo francezët, kjo  nuk ka rëndësii, sepse në fund të fundit, problemi është i britanikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN