MENU
klinika

Serie A, java 9

Icardi në limit, Inter fiton derbin e Milanos

21.10.2018 - 22:33

Derbi sepktakolar i Milanos ka pasur shumë episode, në një stadium të mbushur plot, me shumë raste për shënim, me koreografi spektakolare, me përplasje dhe tension dhe në fund ka vendosur goli i Icardit. Inter fiton 1-0 ndaj Milanit dhe ngjitet në vend të tretë, 2 pikë pas Napolit të vendit të dytë.

Inter kontrolloi ndeshjen që nga minuta e parë, me Milan që qëndroi i tërhequr dhe pa iniciativë në sulm. Në minutën e 13’ Icardi shënon një gol që anulohet nga anësori për pozicion të parregullt.

Pak minuta më pas Radja Nainggolan duhet të dilte nga fusha i dëmtuar pas dy përplasjeve me Biglia. Në vend të tij futet Valero. Në minutën e 24’ Inter mund të kishte kaluar përsëri në avantazh, por këtë herë goli mohohet nga shylla pas goditjes së De Vrij.

Milan kujtohet në fund të pjesës së parë të bëjë diçka në sulm dhe arrin të shënojë me Musacchio, por edhe ai ishte në pozicion jashtë loje. As pushimit situata nuk ndryshon. Inter mundohet me çdo mënyrë për të shënuar, por asnjëherë nuk rrezikon seriozisht portën e Donnarumma-s. Por në fund, pas një krosi pa shumë pretendime, Icardi shënon golin e fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN