Drejtuesit lokalë të bashkive veriperëndimore në Greqi kërkojnë rihapjen e pikës kufitare Krystallopigi-Kapshticë.
Zëvendës Guvernatori i Follrinës Ioannis Kiose, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Prespës Panagiotis Paschalidis, Drejtorit të Doganave të Krystaloping Anastasios Kosmas dhe Presidentit të Komunitetit Lokal Vassi Kallistapis vendosën t’i drejtohen me kërkesë institucioneve.
Saktësisht kërkesa do i dërgohet Organizatës Greke Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) si dhe disa Ministrive, me arsyetimin se bllokon hyrjen në Greqi të kamionëve e mallrave.
Prej 20 nëntorit Greqia ka mbyllur totalisht Pikën Kufitare të Krystallopigisë duke lejuar vetëm daljet.