MENU
klinika

A.N.K merr projektin 161.5 mln euro

PPP-ja e radhës, shpallet fituesi për rrugën Milot-Balldren

22.10.2018 - 11:58

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit për projektin e radhës të partneritetit Publik-Privat. Komoania A.N.K. shpk është përzgjedhur për të autostradën Milot-Balldren.  Kontrata e Partneritetit Publik-Privat do të ketë një vlerë prej 161.5 milion euro euro, ndërsa parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 13-vjeçare.

A.N.K në muajin maj kishte përfituar një bonus prej 8.5 % të pikëve në garë nga Këshilli i Ministrave, për shkak të rezultatit teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar për këtë aks rrugor.

Segmenti Milot-Balldre do të ketë një gjatësi prej 18 km dhe shtrihet përgjatë aksit të rrugës që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit te Lezhës deri ne Balldre ku me pas lidhet me rrugën ekzistuese ne drejtim të Shkodrës. Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të mëdha mbi lumin Mat dhe Drin, një tuneli si dhe disa vepra të vogla arti.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mendohet që kjo rrugë të jetë strategjike për vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit, ndërsa lehtëson komunikimin me Malin e Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S’ka më projekte të reja

PPP-të marrin fund me rrugën Orikum-Dukat


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!