Kryeministri Edi Rama është përballur shpesh me kritika se nuk ka investuar në veri. Gjithashtu kritika ndaj kreut të qeverisë ka patur edhe për ministrat e kabinetit të tij, ku përfaqësimi ver-jug është në disbalancë.
Ditën e sotme, Rama ka zgjedhur një video pikërisht nga Puka për t’u përgjigjur kritikve.
“Unë nuk ju premtoj që pas 4 vjetësh Puka do të bëhet si New York, por ju siguroj që pas 4 vjetësh 2 liqenet e mrekullueshëm nuk do të jetë gropa të ujërave të zeza”, ishte ky premtimi i bërë i kryeministri Edi Rama, të cilin e ka mbajtur.
Rama ka zgjedhur që qytetin e rilindur, siç e quan ai, ta publikojnë në video si një përgjigje për skeptikët.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.