Më në fund futbolli Italian ka drejtuesin e tij. Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane të Futbollit është mbajtur sot në Romë, teksa kandidati i vetëm në garë ka qenë pikërisht kreu i Lega Pro (liga profesioniste, ose ndryshe, mbarëvajtja e kategorisë së tretë). Gabriele Gravina shpallet fitues dhe merr vendin e Roberto Fabbricini-t, që punoi disa kohë si komisioner dhe jo në rolin e kreut.
Në votimin e parë, ai i orës 11:00, Gravina mori 75% të votuesve të përfaqësuar nga Lega Pro, Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Futbollistëve dhe ajo e Arbitrave. Të pranishëm edhe disa nga krerët e klubeve, si Marotta i Juventus, Claudio Lotito i Lazio-s apo edhe Carlo Tavecchio, ish-president.
I pranishëm dhe në kuadër të FIFA-s, Infantino, dhe i deleguar i UEFA-s. Shumë emra “big”, që kanë qenë pro Gravina-s. Italia nis rindërtimin dhe komenti i parë i Gravina-s ka qenë ky:
“Falënderoj të gjithë. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Eshtë projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”.