Një mashtrim i ri po merr në shënjestër përdoruesit e iPhone dhe përpiqet t’i mashtrojë ata në dhënien e informacionit të tyre të hyrjes në Apple.
Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.
Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 paund në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’.
Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, ajo shkon drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetikë.
Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit.
Dorëzimi i informacionit personal do t’i japë njerëzve këtë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në foto, video ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud.
Apple thotë se kurrë nuk do t’ju kërkojë kredencialet e identifikimit tuaj. Kompania gjithashtu ka një faqe të dedikuar për të shpjeguar problemin e phishing.