MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 9

Flamurtarit i mjafton Alves, Tirana në krizë

22.10.2018 - 19:59

Tiranës nuk i ka bërë “derman” as trajneri i ri në transfertën vlonjate. Flamurtarit i ka mjaftuar një gol përballë bardhebluve dhe rikthehet në “shinat” e duhura për të pretenduar për zonën europiane.

“Profesori mund nxënësin”, kështu mund të cilësohet kjo sfidë, teksa Ilir Daja fiton ndaj Ard Memës, të cilin vetëm një javë më parë e kishte ndihmës. Një shkëndijë e Bushiç në fraksionin parë ishte shumë pak.

Pjesa e parë ishte e zymtë, si dhe koha në Vlorë. Në fraksionin dytë trajnerët nuk ndryshuan asgjë dhe besuan te të njëjtët futbollistë. Sa i përket ritmit, gjërat nuk ndryshuan, por Flamurtari e nxori golin.

 

Hyseni përfiton nga një moskuptim i mbrojtjes mike dhe godet, por Lika e ndal në momentin e parë, megjithatë, nuk kishte se çfarë të bënte “gardiani” i bardhebluve pas goditjes së Alves, i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte.

Skuadra e Dajës e menaxhoi mjaft mirë rezultatin dhe në fund mori një trëpikësh me shumë vlerë. Tirana mbetet në kuotën e 8 pikëve pas fazës së  parë dhe e sheh veten në një gjendje deri diku kritike. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e pestë tani me 14 pikë.

FLAMURTARI – TIRANA     1-0

Alves 72′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Pollozhani, Veliu, Musta, Batha, Useini, Hyseni (Mustafa 80′), Torasa (Ribaj 77′), Alves, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Daja, Kobinah (Sentamu 74′), Greca, Hasani (Ngo 82′). Trajner: Ardian Mema.

Kartonë të verdhë: Pollozhani 31′, Alves 36′, Torasa, 67′, Siljanovksi 78’/ Turtulli 14′, Imami 68′

Gjyqtarë: Laver Alla, Ridiger Çokaj, Edlir Malo, Ardian Beqiri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 9

Skënderbeu rimerr kreun e Superiores