23.10.2018 - 09:55
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 18 tetor kanë votuar me shumicë votash që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të transformohet në Ushtri të Kosovës.
Me transformimin e FSK-së në ushtri pritet që ta rris edhe numrin e pjesëtarëve të kësaj force.
Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.
Po ashtu, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me formimin e ushtrisë do të shtohet nevoja për rekrutimin e pjesëtarëve të ri në këtë forcë. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Transformimi i FSK-së
‘Ushtria e Kosovës është ankth për gllabëruesit e tokave’
Optimizimi i Ivica Daçiçit
Daçiç: Ushtria e Kosovës nuk është punë e kryer
Ligji për FSK-në