MENU
klinika

Champions League

Bayern “leksion” Lazios, Chelsea fiton në Madrid

23.02.2021 - 22:58

Bayern Munchen nuk njeh rivalë në Champions League. Kampionët në fuqi të Europës fituan 4-1 në “Olimpico” ndaj Lazios, thuajse duke u kualifikuar për në 1/8 e finaleve. Ndërsa Chelsea fitoi 1-0 në Madrid ndaj Atleticos.

Bayern Munich gjen menjëherë golin. Duhen 10 minuta që blerja e janarit, Musachio, të bëjë një gafë të pafalshme dhe në tenativë për t’ia kthyer topin Pepe Reina, ia fal Lewandowskit. Polaku shmang edhe portierin dhe e depoziton topin në rrjetë, duke e bërë gjithçka të lehtë.

Në 24’, Bayern Munich gjen edhe golin e dytë, këtë herë është talenti 18 vjeçar, Musiala ai që realizon ndaj Pepe Reina. Diagonale cinike nga lojtari i lindur në vitin 2003, pas një prekje të bukur nga Goretzka.

Bayern i pamëshirshëm! Skuadra gjermane ka shënuar edhe golin e tretë në 42’ nga Sane. Pjesa e dytë ka nisur në shenjën e golave ashtu si edhe e para. Kaluan vetëm 2 minuta dhe mbrojtja italiane sërish futi ujë, këtë herë me një autogol të pafat të Acerbit. Dy minuta më pas do të shënonte dhe Correa për Lazion, duke çuar shifrat në 1-4.

Në ndeshjen tjetër, Olivier Giroud ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores të Chelsea në Madrid ndaj Atleticos. Sulmuesi francez i londinezëve ka shkundur rrjetën në minutën e 68-të me një roveshiatë të mrekullueshme. Goli është anuluar fillimisht nga anësori për një pozicion jashtë, por është konfirmuar nga VAR pas tri minutash pritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshjet e para për 1/8 e Champions

Tripleta e Mbappe “fshin” Messin, Liverpool s’fal