MENU
klinika

"Është anti-kushtetues, ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ"

Presidenti kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të Aeroportit të Rinasit

24.02.2021 - 14:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në një dalje për mediat, Kreu i Shtetit tha se marrëveshja që zgjat këtë afat është antikushtetues dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të antikushtetuesmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat. Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”, tha ndër të tjerat Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit bëri publike dhe shkeljat që sipas tij janë bërë nga qeveria dhe Kuvendi.

“Propozimi i këtij ligji është miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr 34 datë 27 janar 2021. Ligji është depozituar po brenda datës 27 janar, pra në të njëjtën datë nga qeveria. Po në 27 janar konferenca e kryetarëve në Kuvend e ka futur në kalendar brenda ditës edhe pse nuk është futur me procedurë të përshpejtuar.

Kësaj qeverie i është dashur vetëm një ditë që ta firmosë, shqyrtojë dhe t’ja propozojë kuvendit për miratim këtë ligj në kundërshtim me cdo procedurë. Kuvendi e ka shqyrtuar në 4 shkurt dhe e ka miratuar në seancën plenare në 8 shkurt.

Është e qartë se me cfarë urgjence e ka miratuar Kuvendit. Ndërkohë që Kuvendi ka në sirtarë ligje me shumë rëndësi, që presin prej vitesh. Procedura e ndjekur dhe zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë pa garë”, u shpreh Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut, por...”

Meta publikon foton me Ramën: O zot ç’më ka gjetur me këtë!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!