MENU
klinika

Nga Alfred Peza

Një lexim ndryshe për humbjen e opozitës në 25 prill

28.02.2021 - 11:11

Ka fitore në zgjedhje që vijnë si humbje, sikundër ka edhe humbje, që duhen lexuar si fitore. E tillë pritet të jetë, edhe ajo e opozitës shqiptare, në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse me sa duket, vetëm kjo mbetet rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë për popullin opozitar që tia dali më në fund që të ketë, elitën e vet të re politike që meriton!

Në këto 30 vitet e pluralizmit, sistemi ynë për shkak edhe të konfilktit politik të ndezur, arriti që të kristalizojë bipolaritetin politik. Rrallëherë skena ka patur tripolaritet real, për shkak se edhe LSI në vend të lubrifikantit të sistemit në përplasjet mes PS dhe PD, luajti rolin e barrës së shtuar herë në kurriz të njërës e herë në kurrizin e tjetrës. Kjo është me sa duket, edhe arsyeja se përse Edi Rama dhe Lulzim Basha “kishin rënë dakord për ta çuar partinë e Metës për skrap”. Partitë e ma

Kryeproblemi që ka prodhuar ky sistem, është mungesa e qarkullimit të elitës politike, që ndodhet në krye të saj. Fatos Nano pas humbjes në zgjedhjet e 2005, e mbajti premtimin për tu tërhequr nga politika aktive, pasi socialistët u rikthyen në opozitë. Ndërsa tetë vjet më pas, Sali Berisha deklaroi të njëjtën gjë pas humbjes së PD në zgjedhjet e 2013, por veproi në të kundërt. Jo vetëm që nuk u largua, por vijon që ta komandojë ende “de facto” opozitën, edhe sot pas 30 vjetësh.

Largimi real i Fatos Nanos, solli në krye të PS, Edi Ramën. Largimi real i Sabri Godos, solli në krye të PR, Fatmir Mediun. Ikja e Vasil Melos, solli Vangjel Dulen… Ndërprerja e këtij cikli nga Sali Berisha, i dha fund këtij procesi natyral të freskimit të elitave, në krye të partive të vogla politike të spektrit të djathtë apo të qendrës. Ndërkohë që për shkak se PS këto 8 vite ka hyrë në zgjedhje e vetme, partitë e vogla të spektrit të majtë ose po shuhen, ose janë në fund të këtij cikli.

Është kjo edhe arsyeja se përse në zgjedhjet e këtij viti, opozita paraqitet përpara shqiptarëve për tu rikthyer në pushtet, me të njëjtët liderë politikë që shqiptarët i larguan me votë prej saj. Karroca është e njëjtë dhe kuajt e saj, po ato. Koalicionet opozitare kanë sot si ofertë të re, të njëjtët të vjetër të 8 viteve më parë: Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Fatmir Mediu, Artur Roshi…

Janë të njëjtët udhëheqës që iu kërkuan shqiptarëve votën, për ti qeverisur pas zgjedhjeve të 1992, kur erdhën për herë të parë në pushtet. Janë të njëjtët kur u rikthyen për herë të dytë në pushtet më 2005. E janë po të njëjtët liderë politikë që po u ofrohen shqiptarëve si ofertë e re, duke dashur të rikthehen për herë të tretë në pushtet, për Shqipërinë e 2030!

Kjo është arsyeja se përse të gjitha sondazhet e derisotme, në të gjitha mediat e çfarëdo qëndrimi editorial, nxjerrin fituese bindshëm PS. Ndërsa PD është në distancë të thellë si parti e dytë dhe LSI në rudhje të madhe në raport me 4 vjet më parë. “Xhaketë e kthyer” është shpreja popullore, kur ia afron si të re për herë të dytë njerëzve, të njëjtën gjë. Po kur “xhaketa” kthehet tri herë, si quhet? As folklori dhe as politologjia nuk kanë patur aq fantazi, sa ta mendojnë se do ekzistonte një rast i tillë, ndaj e kanë lënë pa emër. Kjo është pengesa që nuk e kapërcen dot opozita në këto zgjedhje, ndaj nuk ngjit.

E mira do ishte që vetë PD, LSI dhe aleatët të kishin aftësinë ripërtëritëse, për tu paraqitur para shqiptarëve me një ekip të ri në këto zgjedhje. Duke sjellë liderë të rinj, energji dhe vizione të reja, edhe projekti elektoral do të ngjallte shumë herë më tepër entuziazëm. E siguri, kjo do i komplikonte shanset e PS dhe Kryeministrit Edi Rama, për fitoren e mandatit të tretë.

Por në kushtet ku ndodhemi, qoftë edhe për këtë shkak (pa llogaritur të tjerat), opozita ia ka zvogëluar në maksimum shanset vetes për tu ritkhyer në pushtet. Ndaj humbja e saj në zgjedhjet e 25 prillit, duhet parë si fitore. Sepse vetëm me këtë çmim me sa duket, do ta detyrojnë popullin opozitar të ndryshojnë me urgjencë lidershipin e tyre, në mënyrë që ta thajnë kënetën e sotme ku po mbyten.

Kështu do ta nisnin me këmbën e mbarë dhe me energji të reja, rrugën drejt projektimit të fitores së mundshme në zgjedhjet e 2025. Duke mbyllur me shumë vonesë, vetëm pas 35 vjetësh, edhe ciklin e ndryshimit të elitës së tyre politike. Ata që historia i thirri në skenë për të rrëzuar sistemin monist, fatkeqësisht po vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë si udhëheqësit e dikurshëm, edhe në pluralizëm. Duke dashur pushtetin e përhershëm personal, thjeshtë sa po i dënojnë me opozitë, ata që ende u besojnë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin