MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon trashëgimia në shfaqjen e venave varikoze?

01.03.2021 - 08:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikon trashëgimia në shfaqjen e venave varikoze?

Mjeku: Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqjen e venave varikoze. Nëse të dy prindërit vuajnë nga venat varikoze, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.
Faktorë të tjerë që mund të çojnë në shfaqjen e venave varikoze janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët është akoma edhe sot një realitet i neglizhuar. Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin e trashëgimisë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.