Pas kapitullimit të Kombëtares U-19, por edhe të Shqipërisë U-17 për femra (dje pësuan 14 gola), një tjetër humbje turpëruese vjen për kuqezinjtë tanë në futboll. Kësaj here radhën pë t’u mundur e ka pasur Kombëtarja U-17.
Të besuarit e Xhemal Mustedanagic janë mundur sot në “Elbasan Arena” nga bashkëmoshatarët e tyre të Republikës së Çekisë me rezultatin e thellë 6-0. Në harkun e 10 minutave në pjesën e parë, nga minuta e 13-të, deri në 23’, kuqezinjtë pësuan 3 gola, duke kapitulluar shumë shpejt.
Në fundin e pjesës së katërt miqtë shënojnë golin e katërt. E njëjta histori edhe në pjesën e dytë, çekët dominojnë dhe në minutën e 49-të realizojnë edhe golin e pestë. Pavarësisht përpjekjeve të tanëve për të shënuar një gol nderi, ishte e pamundur. Madje në fund miqtë shënojnë edhe golin e gjashtë.
Shqipëria bën pjesë në grupin e 8-të, sëbashku me Azerbaxhanin, Republika Ceke dhe Norvegjinë. Mustedanagic për këtë turne ka grumbulluar plot 23 futbollistë. Ndeshjet e Kombëtares sonë U-17 do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”:
23 tetor ora 14:00
R.Ceke vs Shqipëri 6-0
13′, 18′, 49’ Vojatshke, 23’ Svoboda, 42’ Hlozek, Sejk 87′
Çekia: Stejskal, Helebrand, Kurka, Hajek, Kronik, Vojatshke, Svoboba, Hlzek, Steri, Kozeluh, Vorlshki.
Shqipëria: Ceka, Shehu, Zaimi, Smajlaj, Doda, Arapi, Stafa, Mitaj, Kuqi, Memushaj, Cahani
26 tetor ora 14:00 Norvegji vs Shqipëri
29 tetor ora 14:00 Shqipëri vs Azerbaxhan