“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Vuaj prej dy vitesh nga ajri në stomak + gastrit. Kam vajtur për kontroll por mjeku më ka thënë e ke nga stresi. Mundohem të mos stresohem, por në ditët e sotme është e pashmangshme. Ju lutem, a mund të pyesni një mjek të mirë si mund të shpëtoj një herë e mirë nga ky problem (ajri në stomak). Theksoj se nuk kam dhimbje dhe as vuaj nga kapsllëku.
Mjeku: Zonjë apo zotëri, nuk e di nëse diagnoza gastrit është thjesht diagnozë bazuar në klinikë apo e vërtetuar me endoskopi. Po ashtu nuk jam në dijeni të ekzaminimeve të kryera. Do t’ju rekomandoja një bilanc të plotë biokimik (eko abdominale dhe feçe parazit) për rekomandime më specifike. Deri atëherë, nëse ankesa juaj kryesore është ndjesia e fryrjes, do t’ju rekomandoja të përdornit espumisan 3 herë 2 tableta para ngrënies.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.