MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje tek këmba dhe më mpihen gishtat…

05.03.2021 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam tre ditë që kam dhimbje tek këmba dhe nokeza lart thembrës deri tek kyçi i legenit. Gishtat nuk i ndiej. Mund të më jepni një përgjigje ju lutem?

Mjeku: Pacienti duhet të bëjë patjetër një vizitë tek mjeku specialist. Problemi kryesor mund të jetë në pjesën e kolonës lumbare, nga e cila vjen edhe mpirja e gishtave. Këshillohet bërja e radiografisë sëmesit dhe bilanci i analizave. Diagnoza e saktë nuk mund të përcaktohet vetëm me një shenjë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.