MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pas operimit nga gurët në veshka më janë enjtur këmbët…

15.03.2021 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam operuar ka 5 muaj nga gurët në veshka, mirëpo pas një muaji kanë filluar të më enjten këmbët dhe duart. Menjëherë jam shtruar, kam qëndruar 2 javë, mirëpo asnjë ndryshim, edhe pse i kam bërë të gjitha llojet e analizave.

Mjeku: Përgjithësisht një pacient që vuan nga gurët në veshka nuk bën enjtje të këmbëve dhe të duarve. Enjtjet përgjithësisht janë fenomene që kanë lidhje me sëmundje të mëlçisë ose me sëmundje të zemrës. Nëse një i sëmurë është me cirrozë të mëlçisë, ai bën enjtje dhe fryrje barku. Ose një i sëmurë me insufiçensë kardiake, edhe ai bën enjtje. Në të sëmurët me sëmundje të veshkave bëjnë enjtje vetëm të sëmurët që janë me albuminë shumë në urinë. Ata që janë me glomerulonefrite. Diagnozat e tjera të veshkave siç janë gurët në veshka nuk bëjnë enjtje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?

Sindromi Tuneli Carpal apo dicka tjetër?

A është artriti shkaku i dhimbjes së duarëve?