MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka ndonjë kurë popullore për mykun në vesh?

17.03.2021 - 10:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton mykun në vesh dhe a ka ndonjë ilaç popullor për të?

Mjeku: Otomykoza ose myku i veshit mund të shoqërojë ose jo një mykozë sistemike në organizëm. Shpeshherë është vetë forma e kanalit të veshit që bllokon ajrosjen dhe tharjen e veshit pas larjes, problemet e dermatitit atopik apo ekzemës së kanalit të jashtëm të dëgjimit, personat me otit media kronik, me daulle të përforuar që bëjnë otomykozë nga veshi gjithnjë i lagur nga sekrecione, njerëzit që marrin antibiotik për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe raste sporadike nga futja e sporeve të mykut në vesh nga era, ata me infeksione kronike të kanalit të veshit, diabetikët etj.

Këshillojmë përgjithësisht antimykotikë me pika, në raste të rënda nga goja, të mos laget veshi në asnjë mënyrë, të laheni me tapa për një kohë të gjatë, të mos përdorni në dietën tuaj sheqerna sepse e ushqejnë mykun, të bëni rutinë tharjen e veshit me tharëse çdo natë ose sa herë thani kokën pas dushit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN