MENU
klinika

"U fokusuan në investimet dhe..."

Çfarë u bisedua mes Kosnett dhe Kurtit?

18.03.2021 - 14:23

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett është takuar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, raporton Gazeta Express. Kosnett ka thënë se mbesin të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re për të qenë të sukesshëm.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kosnett./GazetaExpress/

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit