MENU
klinika

Ambasadori gjerman në Serbi flet për dialogun Kosovë - Serbi

“Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme…”

21.03.2021 - 15:50

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Tomas Scheib, ka thënë se është në interes të gjithëve, e mbi të gjithë të qytetarëve të Serbisë, që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura brenda dialogut Kosovë- Serbi.

Scheib në një intervistë për gazetën serbe Blic ka thënë se do të ishte mirë për Serbinë dhe gjithë rajonin që të zgjidhin sa më shpejt problemet ekzistuese të lidhura me normalizimin.

“Jam i bindur se dialogu për normalizimin do të vazhdojë së shpejti. Mirëpo, duhet të presim formimin e Qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Scheib, që ka shtuar se qëllimi i përbashkët i BE-së dhe SHBA-së është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?