MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A hiqen dhëmballët e pjekurisë?

30.03.2021 - 09:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Desha të bëj një pyetje pasi jam konfuze. A hiqen dhëmballët e pjekurisë? Unë insistoj të mos i heq, por prindërit e mi thonë që duhen hequr. Faleminderit.

Mjeku: Me ligj, megjithëse tek ne nuk funksionon, çdo gjë që bën, duhet ta justifikosh. Ja bëre këtë ndërhyrje pacientit, për çfarë? Dhëmballët e syrit hiqen kur shkaktojnë infeksione të vazhdueshme, domethënë ajo dhëmballë nuk ka vend ku të dalë dhe herë pas here infektohet.

Detyrimisht duhet ta heqësh. Kjo është një nga arsyet pse hiqen dhëmballët e syrit. Arsye tjetër mund të jetë keqpozicionimi. Ajo del, por del në një vend të keq.

Të gërvisht faqen, të kafshon gjuhën, mund të jetë në pozicion të tillë që mbledh ushqimet. Mund të ndodhë që të jenë të shtrira dhe godasin dhëmbët e tjerë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse ndodh vetëm kur udhëton

Çfarë është diarreja e ‘udhëtarit’?

Pasojat e përhershme të heqjes kirurgjikale

A duhen hequr dhëmbët e pjekurisë?

A mund të parandalohen?

Cfarë janë plagët kërpudhore?