25.10.2018 - 17:06
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër betejë pas asaj për mbylljen e basteve dhe kazinove. Bëhet fjalë për ndalimin e tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç si dhe ndalimin e hyrjes në lokale gjatë orarit të mësimit.
Rama njofton një plan masash për këtë nismë ndaj lokaleve.
“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave?”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mbyllen kazinotë
Bastet dhe kazinotë, Rama zbulon dokumentin: Beso e kontrollo
Vetëm pak metra larg
Çudia në Durrës/ Shkollë mes kazinove
Rama për kazinotë
‘Stop biznesit që i çan dërrasat shqiptarëve’
Reagimi në Twitter