Vetëm pak ditë pasi stacioni hapësinor ndërkombëtar u popullua nga plot 10 pjesëtarë të ekuipazhit, tre prej tyre tani janë rikthyer në tokë.
Të tre ata zbritën në tokë rreth orës 10.55 minuta të së shtunës, duke u ulur në stepat e Kazakistanit. Kozmonautët do të kthehen tani në bazën e tyre trajnuese në Star City, në Rusi ndërsa Rubins do të kthehet në shtëpi, në Hjuston.
Gjatë qëndrimit të tyre në stacion, tre astronautët kanë kryer 2960 orbita rreth tokës.Kjo ishte hera e dytë në hapësirë e Rubins, ç’ka do të thotë se ajo ka kaluar tani 300 ditë në hapësirë dhe fluturimi i dytë për Ryzhikov, që e ka ndihmuar atë të arrijë 358 ditë qëndrimi mbi orbitë. Ndërsa Kud Sverchkov përmbylli kështu udhëtimin e parë të tij në hapësirë.
Largimi i tyre e lë stacionin hapësinor tani me shtatë pjesëtarë të ekuipazhit. Ata përfshijnë të sapoardhurit e NASA-s, amerikanin Mark Vande Hei dhe rusët Oleg Novitski dhe Pyotr Dubrov.