MENU
klinika

Elbasan

Policia pranë shtabit elektoral të PD, Bardhi: Shkoni te bandat!

23.04.2021 - 15:09

Forcat e Policisë kanë ushtruar sot kontroll në makinat e PD pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Kandidati për deputet i PD, si dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ka pasur momente tensioni me efektivët e policisë, pasi këta të fundit largohen pas kontrollit. Në videon e siguruar nga Panorama.al, Bardhi dëgjohet t’u kërkojë efektivëve procerverbal për ato që kanë gjetur gjatë kontrollit.

Bardhi siç shihet dhe në video u thotë efektivëve: “Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë,pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim”.

Kujtojmë që dy ditë më parë në Elbasan mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një shkëmbimi me armë zjarri.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan