MENU
klinika

Sulmuesi i Belgjikës

Lukaku jep një lajm të hidhur për tifozët

16.08.2018 - 19:42

Një tjetër lajmërim i bujshëm për tërheqjen nga ekipi kombëtar. Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka zbuluar vendimin e tij befasues për t’u tërhequr nga skuadra e Belgjikës pas dy viteve, pasi të ketë luajtur në “Euro 2020”.

Turneu i verës në Rusi, me shumë mundësi do të jetë i fundit për të në një Kupë Bote. Sulmuesi belg që tani është golashënuesi më i mirë i vendit të tij, pasi ka gjetur rrjetën 40 herë me “Djajtë e Kuq”.

“Pas Europianit mendoj se do të tërhiqem. Në çdo kompeticon të madh objektivi ynë është gjysmëfinalja dhe më pas të shohim.

“Jam 25 vjeç, akoma nuk jam në moshën ideale për një sulmues. Por ka shumë sulmues të mirë te Belgjika. Kështu që, pas dy viteve vendi i qendërsulmuesit mund të jetë i tyre” – është shprehur Romelu Lukaku.

Lukaku arriti të shënonte 4 gola në Botërorin e fundit dhe ishte shumë pranë Harry Kane për t’u shpallur shënuesi më i mirë në “Russia 2018”, por pas ndeshjeve në grupe ai nuk e pati më atë klasin e duhur, pavarësisht se Belgjika zuri vendin e tretë.