MENU
klinika

Gjeneral: Piro Ahmetaj

Ish-Këshilltari Bashës: “Neveri për gardën e sekserëve të PD që deri në vdekje me Kryetarin humbës”!

04.05.2021 - 19:18

Kam marrë me disa mijra mesazhe, shumica të dëshpëruar nga humbja e papritur e zgjedhjeve të radhës por edhe nga sekserë të revoluar për kritikat ndaj kryetarit në ikje.

Në pamundësi t’Ju përgjigjem emër për emër po paraqes disa qëndrime  përmbledhëse:

Së pari, e ripërsëris se Shqipëria demokratike meritonte, kishte dhe ka nevoj ulëritëse për rotacion politik në 25 Prill.

Po ashtu, nëvizoj fortë faktin se  Rama e ka fituar mandantin e 3-të vetëm “me/për meritën e Bashës së kapur nga garda e rambo-sekserëve të pushteteteve“!

Për arsyet e racionale kujtoj se zgjedhjet e 25 Prillit janë njohur nga SHBA, OSBE, si dhe janë çertifikuar me telegrame urimi nga shumica e homologëve të vendeve të NATO-s dhe jo vetëm!

Ndërsa për “partizanët e mos-njohjes se zgjedhjeve, që do dalin malit, apo revolucionarët e profesor Markut, produkt i Komisionit pa merita, me në krye një bashkëpuntor të sigurimit të shtetit”, ju kujtoj se ashtu si Dushku i famshëm i Nano-s dhe tërmeti i Damjanit 2017, mos-përballja në betejën lokale  2019, etj edhe në këtë rast, beteja legjendare e Komandant Lulit për të mos njohur zgjedhjet e 25 Prillit, nuk kanë fare gjasa të rrezojnë kalorsin e Surrelit në 4 vitet që vinë, në mos do ja lehtësojnë kalërimin edhe për mandatin e 4-ërt (2025-2029)!

Për më keq akoma, premtimi cinik i Kryetarit humbës, se “beteja drejt fitores vazhdon“, tingllon si shprehja për të keq-rrahurin e lagjes: “qëllom dhe njëherë pa do e shohësh se çdo të bëj …” ose qurravitjet e fëmijëve të  llastuar se: “loja do vazhdoj deri sa të fitoj unë … “ !

Së dyti, sigurisht këto zgjedhje ishin të pamundura për tu humbur nga PD! Por ashtu si në zgjedhjet e 2017, kjo humbje dëshpëruese u bë e mundur vetëm nga vetë Udhëheqësi pa këllqe, nga riciklimi ish-funksionarëve të korruptuar, gardës së rambo sekserëve të pushteteve dhe tenderat natën me listat fituese në 12 qarqe!

Për ta bërë më të qartë, demokratët dhe qytetarët shqiptarë dolëm në votime për të ndryshuar me vota pushtetin dhe jo për të punësuar si deputet Komisar Bashën, «trimëresh” Gridën dhe «trim” Bardhin, apo Dashin, Dulen, Idrizin, as 10 të delegurit e tjerë në listat fituese të 12 qarqeve.

Së treti, shpreh neveri për ushtrinë e rambo kamikazëve, të cilët në vend të marrin ose kërkojnë përgjegjësitë e humbjes së radhës së PD, përbetohen se jane “200 %, deri në vdekje dhe do vënë kokën ku do vejë këmbën  komandant Basha….” !

Pak të thuash turp, janë mjeranë ordinerë që na kujtojnë kujën dhe britmat për vdekjen e Enverit … !

Së katërti, kështu në vend të sulmeve perverse kundër oponentëve të mavro-kapitenit të anijes së mbytur në 25 Prill, vetë Udhëheqësi pa këllqe dhe 11 kryetrimat e listës  në 12 qarqet, etj të heqin zyrtarisht (me shkresë në KQZ) dorë nga mandati i deputetit. Kaq e thjeshte, s’ka nevoj as për të dalin malit as për të rënë dëshmorë donkishot!

Ndërsa Sekretare PD, Bardhi duhet ta marrë mandatin, për ti dhënë pagesën mojore familjes së policit të SMV, të thirrur nën armë nga PD, por që mbeti përgjegjës për vrasjen e qytetarit në Elbasan!

Së pesti, refuzoj histerinë vetëm për karrigen e L. B, pasi gjykoj se përtej fatit të humbësit serial, PD  ka nevojë uleritëse për një proçes të shëndetshëm dhe transformim të thellë të standarteve për zgjedhjen e Leadership-it; për modernizimin e strukturave, institucioneve të vendnimarrjes dhe qëndrimin mbi pronën si dhe për përmirësimin rrenjesor të frymës së besimit, kulturës së komunikimit me qytetarët, grupet e interesit, emigrantët, etj.

Ndërsa  po ashtu shpreh neverinë për ushtrinë e të punësurve me byrek në port-halet që ndërsehen me fyerje kundër kujdo që kërkon dorëheqjen e parevokushme të “udheheqesit të lavdishëm” por pa asnjë fitore të vetme në 8 vjet !

Në shtesë, duke shprehur konsideratën ndaj zërave të përgjegjshëm mbi “domosdoshmërinë  e pashmangshme” të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, më duhet të konfirmoj se: “nuk jam i rreshtuar me asnjë grupim më vehte ose aspiratës së çdo individi për të marrë ledershipin e PD”!

Në të kundërt, mbetem ushtar i përunjur ndaj interesave kombëtare si dhe i motivuar për të kontribuar në përpjekjet për ta çliruar nga sekserët, shëruar, transformuar, modernizur dhe bashkuar PD reth një projekt fitues për ta bërë Shqipërinë demokratike si USA dhe gjithë Europa edhe “për inat” të politikanëve sojësëz, shtetarëve zullumqarë dhe rambo sekserëve të pushteteve, që kanë pushtuar politikën dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.

 

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Lartë i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD,

Këshilltar Ushtarak i Presidentit,

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në SHAPE/NATO

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN