“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Astma tek fëmijët, cilat janë simptomat?
Mjeku: Astma prek 10 – 12% të fëmijëve në SHBA dhe është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kronike tek fëmijët. Ndërsa simptomat e astmës mund të fillojnë në çdo moshë, shumica e fëmijëve kanë simptomat e tyre të para deri në moshën 5 vjeç.
Jo të gjithë fëmijët me astmë gulçojnë. Kollitja kronike me astmë mund të jetë e vetmja shenjë e dukshme si fillim. Fëmijës mund t’i bëhet bronkilit i përsëritur.
Simptomat pak më të “pazakonta” të astmës tek fëmijët:
– frymëmarrje e shpejtë
– psherëtima
– lodhje e vazhdueshme
– paaftësia për të bërë aktivitete fizike
– ankth
– kollë kronike pa fishkëllimë
– vështirësi në gjumë ose astmë gjatë natës
Duhet të keni parasysh se simptomat e astmës mund të imitohen nga kushte të tjera shëndetësore të tilla si bronkiti, ftohja etj.
Në rast se vëreni se këto simptoma përsëriten tek fëmija juaj atëherë duhet ta çoni tek mjeku për kontroll.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.