MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është mavijosja dhe çfarë e shkakton?

06.05.2021 - 07:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është mavijosja dhe çfarë e shkakton?

Mjeku: Mavijosjet ndodhin kur enët e gjakut shpërthejnë dhe rrjedhin gjak nën sipërfaqen e lëkurës. Zakonisht ndodhin për shkak të dëmtimit të muskujve dhe indeve lidhëse. Gjaku i bashkuar formon një njollë vjollcë të errët në lëkurë dhe zbehet gradualisht kur gjaku i mbledhur përthithet në trup.

Plagët e vogla nuk kërkojnë trajtim. Në rast goditje përdorni metodën klasike të Rajsit: pushim, akull, kompresim (mbështjellja e zonës së dëmtuar) dhe ngritje (ngritja e zonës së dëmtuar në një nivel mbi zemrën).

Disa njerëz mavijosen më shpejt se të tjerët, ja disa nga arsyet kryesore:

Mosha: me rritjen e moshes lëkura dhe enët e gjakut bëhen më të brishta, lëkura humbet kolagjenin dhe elastinën dhe jeni më të predispozuar për t’u mavijosur shpejt.

Po merrni hollues ose qetësues për enët e gjakut: marrja e warfarinës së holluar në gjak dhe përdorimi i barnave anti-inflamatore josteroide si aspirina dhe ibuprofeni mund të çojnë në mavijosje më të shpejtë, veçanërisht tek personat që i përdorin shpesh këto medikamente.

Jeni duke përdorur steroid: mavijosjet mund të ndodhin më lehtë tek personat që marrin kortikosteroide, medikamente për astmë, ekzemë ose artrit reumatoid.

Numri i trombociteve në gjak është i ulët: nëse mavijosjet ju ndodhin shpesh dhe ju shfaqen pa arsye do të thotë që keni çrregullim të trombociteve.

Keni probleme me mëlçinë: zakonisht personat që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë kanë numër më të ulët të trombociteve që qarkullojnë në gjak dhe ju nevojiten për mpiksjen e gjakut, kjo gjë mund të shkaktojë mavijosje të shpeshtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.