MENU
klinika

Realiteti i hidhur

Shqiptari zgjedh përfaqësuesen e Serbisë

28.10.2018 - 13:01

E thënë kështu duket paksa e pabesueshme, se si një shqiptar të zgjedhë të luajë për përfaqësuesen e Serbisë. E papranueshme në teori për shqiptarët, por pyetja lind: Si ka mundësi që e kanë pranuar serbët?

E këtu ndoshta duhet të shohim vetëm arsye sportive, për më tepër që djaloshi për të cilin po flasim është ende 18 vjeç dhe ai ende nuk kishte lindur kur Serbia me Kosovën ishin në luftë, ku shteti që ai do të përfaqësojë kishte kryer masakra në origjinën e babait të tij.

Fjala është për Arton Zekaj, mesfushori 18-vjeçar, që ka lindur në Beograd. E pra, është rritur në kryeqytetin e Serbisë dhe ndoshta këtu nuk duhet të nisë paragjykimi, për të dyja palët.

zekaj arton
zekaj arton

E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe është rritur aty si futbollist, duke luajtur në nivele që për moshën e tij ishte shumë lart. Zekaj bëri hapin e madh në karrierë një, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te Lille në Francë.

Zekaj sezonin e fundit ishte duke luajtur te Sopot i huazuar nga Partizani i Beogradit, pasi nuk kishte hapësira në ekipin e parë. Ai është grumbulluar rishtaz tek ekipet përfaqësueset U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë, për më tepër kapiten.

Së fundmi, është grumbulluar për ekipin përfaqësues U-19 të Serbisë dhe ai nuk e ka refuzuar. Pra, ai nuk ka pasur kontakt nga Kosova dhe Shqipëria, është lindur në Beograd, është formuar si futbollist aty, e kanë rritur serbët nga ana profesionale, e kanë lancuar edhe në Europë, ndoshta vetëm emri e bën shqiptar.

Po babai sa ka ndikuar? Kjo mbetet për t’u diskutuar më shumë se sa zgjedhja e djaloshit, që nuk ka ndjerë asnjë lloj afrimiteti as nga kombi i tij. Është një realitet i hidhur, por me siguri Zekaj nuk ndihet shqiptar…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN